Sulmuesi i Tottenham 'shënon' jashtë fushe, fotografohet sërish me vazjën e Pep Guardiolës

Sulmuesi i Tottenham 'shënon' jashtë fushe, fotografohet sërish me vazjën e Pep Guardiolës

Futbollisti i Tottenham Delle Ali është shumë aktiv sa i përket jetës private, ndryshe nga çfarë po ndodh në fushën e lojës ku po has vështirësi vitin e fundit.

Së fundmi anglezi është riparë edhe njëherë të takohet me vajzën e trajnerit të Manchester City-t Pep Guardiola, Maria Guardiola, duke shtuar zërat për një lidhje mes tyre. Të rinjtë sipas mediave në Angli shijuan një drekë të shpejtë romantike në zonën luksoze Mayfair në Londër.

Sulmuesi 25 vjeçar i Spurs, më herët ishte parë të puthte 20-vjecaren Maria, në një bar në Londër, dhe miqësia e tyre duket se nuk është zbehur edhe pas disa muajsh.

Bija e trajnerit të Manchester City ecte përpara teksa Dele e ndiqte me kafet në dorë teksa dilnin nga një dyqan Starbucks pasi kishin qenë bashkë më herët në restorantin aty pranë Novikov Restaurant.

Zona luksoze e qendrës së Londrës është e njohur për fytyrat e famshme e gjithashtu për futbollistët e Premier League që e frekuentojnë, siç besohet se klientë të rregullt aty janë dhe Justin Bieber, Anthony Joshua, Drake dhe Novak Djokovic.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-19 për vajza, Holandë - Francë

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-19 për vajza, Holandë - Francë