Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Armando Sadiku është bërë pjesë e fushatës elektorale të PS përmes një spoti.
Sulmuesi me origjinë nga Elbasani shprehet se dy golat e fundit të shënuar ndaj Izraelit ia kushton Edi Ramës, ndërsa në 25 qershor kërkon që të votohet Partia Socialiste e Shqipërisë.
Sadiku thotë se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet.
“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur.
Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit.
Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”.
Videon e spotit elektoral është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e falënderon për mbështetjen.
“Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar.
Të bashkuar me një votë kuqezi për nr.✌ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që Duam me Shtet - Punë – Mirëqenie’ shkruan Rama në statusin që e shoqëron me spotin e Sadikut.