Sulmuesi, Pjaca huazohet te
Schalke: Shpresoj të luaj më shumë

Sulmuesi, Pjaca huazohet te<br />Schalke: Shpresoj të luaj më shumë<br>
Marco Pjaca është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Schalke 04, në Bundesligën gjermane. Kroati shkoi si i huazuar për pjesën e mbetur të sezonit, nga bardhezinjtë e Juventusit, që disponojnë kartonin e futbollistit. Pjaca, që vjen nga një dëmtim i gjatë, kaloi me sukses testet mjekësore dhe sot bëri edhe prezantimin zyrtar në Gjermani, ku u shpreh se synon të luajë sa më shumë.

“Kam pyetur Howedesin për Schalken dhe më ka folur shumë mirë, si për klubin, ashtu edhe për tifozërinë. Gjithashtu kam biseduar edhe me trajnerin, që më ka shpjeguar idenë e tij të lojës dhe më ka pëlqyer shumë. Shpresoj të luaj sa më shumë, sepse ëndërroj të marr pjesë në kampionatin Botëror”, u shpreh Pjaca.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal