Sulmuesi Salihi me fat, dëmtimi
pa rrezik, mungon vetëm një javë

Sulmuesi Salihi me fat, dëmtimi<br />pa rrezik, mungon vetëm një javë
Klubi izraelit Hapoel Haifa ku luan sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Hamdi Salihi i ka qetësuar të gjithë me deklaratën se shkodrani nuk ka pësuar dëmtim të rëndë dhe do të mungojë vetëm një javë.

Dëmtimi që sulmuesi pësoi në ndeshjen e fundjavës përballë ekipit të Hapoel Petah Tikva duke u larguar me barelë nga fusha dhe më pas u transportua në spital ngjalli panik tek të gjithë në Izrael, por edhe në Shqipëri, pasi u dyshua se Salihi kishte thyer brinjët.

Pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi se sulmuesi kishte pësuar vetëm disa hematoma dhe asgjë të rëndë për t’u shqetësuar. Ndeshja që do të humbasë Salihi është përballë Makabi Telavivit, ndërsa do të jetë gati për ekipin kombëtar në fund të Marsit për ndeshjen me Armeninë. Pak javë më parë Salihi iu bashkua Hapoel Haifës për shkak të krizës financiare që kishte mbërthyer Hapoel Acren. 


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni