Sulollari Group vjen me Showroom e parë në Paskuqan 1, brandet ndërkombëtare në Shqipëri! Panele diellore, kondicionerë e hidrosanitare

Sulollari Group, i cili operon në treg prej vitit 2017 vjen më afër konsumatorëve dhe hap dyert e showroom-it të parë në një ambient 600 m2 në Paskuqan 1, i konceptuar për të qenë zgjedhja e parë e çdo individi, familjari, apo biznesi, për t’i ofruar më të mirën e brandeve ndërkombëtare.

Gazmen Sulollari, CEO i Sulollari Group, teksa shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe familjarët, tregon rrugën jo të lehtë se si kompania e tij u shndërrua në një nga distrubutorët zyrtarë te disa prej brandeve më të njohura te paneleve diellore, pajisjeve hidrosanitareve si: General Technology, Panosonic Solar dhe Luxon. Dhe njëkohësisht një nga pikat më të forta të shitjes të brandit ndërkombëtar të sistemeve të kondicionimit Mitsubishi Electric dhe elektro-shtëpiakeve nga markat Samsung, Gorenje dhe AEG .

“Unë kam qenë emigrant si shumë  shqiptarë të tjerë jashtë Shqipërisë. Jam kthyer, dhe fillimisht kam filluar si teknik kondicionerësh. Fillimisht kur kam pas filluar kam marrë një palë shkallë borxh që të shkoja në montimet e kondicionerve dhe pastaj gradualisht kemi filluar me punë dhe vullnet shumë të fortë që jemi këtu.  Për sistemin e ngrohjeve është Mitcubishi Electric, normalisht brand botëror, nëse flasim për panelet diellore është General Technology dhe hidrosanitaret të markave Luxon”.

Në showroomin e parë Sulollari Group sjell për konsumatorët  jo vetëm modelet më të rejat të sistemeve të kondicionit, por edhe teknologjinë e fundit, shumë efikase në kursimin e energjisë te brandit Mitsubishi Electric.

“Është marka Mitcubishi Electric, seria LN që vijnë me sistemin më të avancuar inverter që është A3+ dhe ngrohje dhe ftohje. Sulollari Group një ndër pikat më të forta ka shërbimin, që do të thotë, ne ofrojmë paketa të plota në gjithë Shqipërinë jo vetëm në Tiranë. Ne shesim produktin dhe kryejmë edhe shërbimin. Dhe normalisht me staf ekselent, profesional”.

Sulollari Grop ofron një gamë të gjerë produktesh me cilësi të garantuar dhe çmim të konkurrueshëm për tregun dhe që kushdo mund të ketë mundësinë ta prekë nga afër duke vizituar showroomin në Rrugen Unaza e Madhe në Paskuqan 1, Tirane.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore