Sultjash / Oriz me qumësht
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 500 ml ujë
- 1 litër qumësht
- 150 gr sheqer
- Vanilje
- Kanellë
Përgatitja:
Vendosim masën e orizit të ziejë në ujë, kur shohim që uji po shteron shtojmë qumështin bashkë me sheqerin dhe vaniljen. E lemë derisa masa të trashet dhe orizi të shkriftohet. E shpërndajmë në tasa duke e pudrosur me kanellë.
Komento