Sunak: Ka përfunduar 'epoka e artë' e marrëdhënieve Britani - Kinë

Sunak: Ka përfunduar 'epoka e artë' e marrëdhënieve Britani - Kinë

Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar. Në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, Sunak ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën në dekadën e fundit përbëjnë naivitet.

Sipas tij, është koha që Mbretëria e Bashkuar të zëvendësojë shpresën me “pragmatizëm” për t’iu qasur konkurrencës. Megjithatë, Sunak ka paralajmëruar kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se ndikimi global kinez nuk mund të injorohet.

Sunak është përballur me presion për të ashpërsuar qasjen ndaj Kinës, që kur ai mori detyrën si udhëheqës i konservatorëve dhe kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar.  Fjalimi, në Banketin e Lordit të Bashkisë në Londër, vjen pas protestave në Kinë gjatë fundjavës kundër ligjeve të rrepta të bllokimit të vendit për Covid.

Sunak tha se përballë protestave, Kina kishte "zgjedhur të godiste më tej", duke përfshirë edhe sulmin ndaj një gazetari të BBC, i cili u arrestua teksa po raportonte. Ai u rrah me shkelma nga policia gjatë arrestimit dhe u mbajt disa orë në qeli. 

"Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që bëhet më e mprehtë ndërsa lëviz drejt autoritarizmit edhe më të madh," tha ai.

Ai shtoi se "epoka e artë" e marrëdhënieve MB-Kinë kishte "mbaruar", së bashku me "idenë naive" se më shumë tregti me Perëndimin do të çonte në reformën politike kineze. Shprehja "epokë e artë" lidhet me lidhjet më të ngushta ekonomike nën ish-kryeministrin David Cameron - por marrëdhëniet midis Londrës dhe Pekinit që atëherë janë përkeqësuar.

Në Kinë po zhvilloheshin protesta kundër kufizimeve të Covid, por duket se janë shuar pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë kineze. Një prani e madhe e policisë është raportuar në disa qytete dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë