Lufta/ Von der Leyen: Putini duhet të dështojë! Kina: Do paraqesim plan paqeje! Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7: Reagimi ynë ndaj Rusisë, i pamjaftueshëm

Lufta/ Von der Leyen: Putini duhet të dështojë! Kina: Do paraqesim plan paqeje! Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7: Reagimi ynë ndaj Rusisë, i pamjaftueshëm

Foto ilustruese

Në konferencën e Mynihut, liderët e G7 thanë njëzëri se duhet të vijojë mbështetja ndaj Ukrainës ndërsa e cilësojnë të pamjaftueshëm reagimin me sanksione ndaj Rusisë.

Teksa nga Pekini është do të bëjë gati plan paqeje, Mbretëria e Bashkuar ka propozuar  një ndryshim në Traktatin Atlantik të NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni i ardhshëm rus, duke garantuar mbështetjen "afatgjatë" të Kievit, pohoi kryeministri britanik Rishi Sunak në fjalimin e tij të planifikuar për sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, siç parashikohej nga një shënim nga Doëning Street.

“Ne duhet të tregojmë se do të qëndrojmë në krah të tyre, të gatshëm dhe të aftë për t'i ndihmuar ata të mbrojnë vendin e tyre vazhdimisht”, shtoi kryeministri. Sunak gjithashtu nis një apel për vendet aleate që të "dyfishojnë" mbështetjen ushtarake për Kievin.

Në mbledhjen e  liderëve evropianë në Mynih për Konferencën për Sigurinë me fokus Ukrainën, presidenti Zelensky bëri thirrje për reagim sa më të shpejt të ndërkombëtarëve për të dërguar tanke në ukrainë.

"Ne jemi bota e lirë. Ne duhet të fitojmë kundër Goliath” tha presidenti ukrainas Zelensky përmes video-lidhjes.

“ Kushdo që mund të dërgojë tanke në Ukrainë, duhet ta bëjë këtë tani", kërkoi kancelari gjerman Olaf Schoz, duke kërkuar dërgimin e Leopardëve nga vendet që janë në mëdyshje.

“Nuk është koha për dialog me Putinin, ne jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje, por jemi gati edhe për një luftë më të gjatë”, tha presidenti francez Macron, i cili tha se nuk beson në rënien e Putinit. Gjithashtu në Mynih ishin sekretari i NATO-s Stoltenberg dhe shefi i diplomacisë së Partisë Komuniste Kineze Ëang Yi , të cilët u takuan me ministrin Tajani dhe presidentin Mattarella në Romë. Ndërkohë, qeveria ruse ka thirrur ambasadorin italian në Moskë, duke u ankuar për "diskriminimin ndaj artistëve rusë" dhe duke kritikuar "furnizimin e vazhdueshëm të regjimit të Kievit me armë dhe pajisje ushtarake".

Megjithatë, vendimi i Partisë Popullore Evropiane "për të anuluar ditët e studimit të planifikuara në Napoli, pas komenteve të Silvio Berlusconit për Ukrainën ", siç shpjegoi kreu i grupit të PPE, Manfred Ëeber, ka shkaktuar diskutime. Ai përgjigjet: “Unë kërkova vetëm të hapim një tryezë për paqen”.

Ndërkohë që ka nisur Konferenca e Sigurisë, liderët e të gjiha vendeve anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën. Presidenti kinez Xi Jinping pritet te mbajë "fjalimin e paqes" në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës dhe ai këmbul për një plan paqeje. 

Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të nisë një apel për t'i dhënë Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar luftën. 

"Ne duhet t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar dhe për të mbijetuar si një komb i pavarur dhe sovran në Evropë," tha Stoltenberg. 

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen ka bërë një thirrje për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke thënë se Ukraina duhet të fitojë dhe Putin duhet të dështojë. Polonia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të udhëheqin një koalicion të donacioneve të avionëve për Ukrainën. Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki tha se Polonia do të dërgojë avionë luftarakë MiG me kusht që të jenë pjesë e një furnizimi më të gjerë të avionëve nga kombet e tjera të udhëhequra nga Amerika. Anëtarët e G7 riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në ushtrimin e të drejtës së saj për t'u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ushtarake dhe të mbrojtjes. 

Gjatë mbledhjes së mbajtur mes ministrave të Jashtëm të vendeve të G7, përfaqësuesit e Britanisë dhe Gjermanisë thanë se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë i pamjaftueshëm krahasuar me nevojat që ka pasur populli dhe ushtria ukrainase. 

Ndërsa kryediplomati kinez, Wang Yi, tha se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të vazhdojë më dhe shtoi se Kina ka në plan të paraqesë një plan paqeje mes dy vendeve. 

Përsa i përket situatës së luftës në rajonë të veçanta, Inteligjenca e NATO-s  thotë se rusët po përballen me "vështirësi të mëdha" në ngritjen e ofensivës së shkurtit për të shënuar përvjetorin e parë të konfliktit. Në Bakhmut, ukrainasit janë "nën presion", por rusët po paguajnë "kosto maksimale" për sa i përket jetëve njerëzore, me rreth "2000 ushtarë" që vdiqën vetëm fundjavën e kaluar. Por, nga ana tjetër, militantët rusë Ëagner kanë marrë "plotësisht nën kontrollin e tyre" vendbanimin Paraskovievka, që ndodhet në veri të Bakhmut. Forcat ruse hodhën katër raketa Kalibr nga Deti i Zi në drejtim të Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve ukrainase, dy prej tyre u shkatërruan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Kina furnizon Rusinë me dronë të vegjël për të goditur Ukrainën! SHBA: Po i përdorin për të mbledhur informacion mbi 2 vendet

1669454753_xi.PNG

Kina vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë të vegjël komercialë që po ndihmojnë forcat e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës. Burime të inteligjencës perëndimore e kanë zbuluar këtë për Wall Street Journal. Disa nga avionët mbërrijnë direkt nga objekti kinez i ‘Da-Jiang Innovations Science & Technology Co’, ndërsa të tjerët fluturojnë përmes Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Pentagoni ka frikë se dronët nuk po ndihmojnë vetëm Moskën në konflikt, por po i mundësojnë Pekinit të mbledhë inteligjencë thelbësore në fushën e betejës.

Ora 21:02
Rusia tentoi të infiltrojë spiunë në rolin e ambasadorëve, Hollanda dëbon 10 diplomatë rusë

Hollanda ka dëbuar 10 diplomatë rusë, duke mbyllur kështu zyrën tregtare ruse në Amsterdam dhe konsullatën holandeze në Shën Petersburg.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Ëopke Hoekstra, duke akuzuar Moskën se ka tentuar sërish të infiltrojë fshehurazi zyrtarë të shërbimeve sekrete në Holandë si diplomatë.

“Nuk mund ta lejojmë dhe nuk do ta lejojmë”. "Në të njëjtën kohë - thuhet në një shënim nga ministria - Rusia refuzon t'u lëshojë viza diplomatëve holandezë për konsullatën e përgjithshme në Shën Petersburg dhe ambasadën në Moskë". 

Dhjetë diplomatët e shpallur 'persona non grata' do të kenë dy javë kohë për t'u larguar nga vendi, ndërsa zyra tregtare ruse në Amsterdam do të duhet të mbyllet nga 21 shkurti. "  

Ora 18:52
Zyrtari i lartë kinez: Lufta Rusi-Ukrainë nuk mund të vazhdojë më! Do të paraqesim një plan për paqe

Pekini është gati të paraqesë propozimin e tij të paqes për Ukrainën, njoftoi kryediplomati i tij të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kjo luftë nuk mund të vazhdojë më”, tha Wang Yi, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping .

Integriteti territorial dhe sovraniteti i të gjitha vendeve do të respektohet në propozimin e Kinës, tha Wang, duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të punojë për paqen.

“Ne sigurisht që mund të vazhdojmë të mbajmë qëndrimet tona në konferenca ndërkombëtare si kjo, por unë sugjeroj që gjithashtu të fillojmë të mendojmë më me qetësi, veçanërisht për miqtë e mi në Europë,” tha ai.

“Ne duhet të mendojmë se çfarë përpjekjesh mund të bëjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi Wang.

Ora 15:30
SHBA: Pas shqyrtimit të provave, arritëm në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Administrata e SHBA ka arritur zyrtarisht në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë agresionit të saj gati njëvjeçar të Ukrainës, tha të shtunën, nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

"Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit", tha Harris, një ish-prokurore, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Dhe unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në to, do të mbani përgjegjësi”.

Përcaktimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore të udhëhequr nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk mbart me vete pasoja të menjëhershme për luftën në vazhdim.

Ora 13:53
G7: Të vendosur për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Kievin

Anëtarët e G7 riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në ushtrimin e të drejtës së saj për t'u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ushtarake dhe të mbrojtjes. 

 Kjo mund të lexohet në dokumentin përfundimtar të takimit të ministrave në Konferencën e Mynihut, e para nën presidencën japoneze ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. 

Ora 13:21
Kiev/ Sot 4 raketa të lëshuara nga Deti i Zi, 2 të shkatërruara

Ndërkohë që po mbahet Konferenca e Sigurisë në Mynih me të gjithë liderët evropian, Ukraina po goditet me sulme të vazhdueshme ruse. Tashmë kanë nisur edhe përpjekjet për sulmenga deti. 

Forcat ruse hodhën katër raketa Kalibr nga Deti i Zi në drejtim të Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve ukrainase, dy prej tyre u shkatërruan. Kjo është raportuar nga Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, shkruan Ukrinform .

Ora 12:17
Polonia i bën thirrje SHBA-së të udhëheqë koalicionin e donacioneve të avionëve për Ukrainën

Polonia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të udhëheqin një koalicion të donacioneve të avionëve për Ukrainën. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se Polonia do të dërgojë avionë luftarakë MiG me kusht që të jenë pjesë e një furnizimi më të gjerë të avionëve nga kombet e tjera të udhëhequra nga Amerika.

Komentet e tij kanë jehonë të lëvizjeve diplomatike të bëra përpara dhurimeve të tankeve në fillim të këtij viti, kur kombet hezitonin të bënin marrëveshje ushtarake për tanket vetëm me Ukrainën. SHBA luajti një rol jetik në thyerjen e këtij bllokimi, kur Uashingtoni, dhe më pas Berlini, ranë dakord të dërgonin tanke Challenger dhe Leopard 2 në vijën e frontit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba është takuar sot me prodhuesin gjerman të mbrojtjes Rheinmetall për të diskutuar furnizimet e ardhshme të tankeve dhe automjeteve të blinduara.

“Rheinmetall është gati të rrisë angazhimin”, shkroi ai në Twitte

Ora 10:59
Von der Leyen në Mynih: Putini duhet të dështojë, Ukraina duhet të fitojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen ka bërë një thirrje për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke thënë se Ukraina duhet të fitojë dhe Putin duhet të dështojë.

"Ne duhet të bëjmë presion që qëllimet imperialiste të Rusisë të dështojnë dhe që Ukraina të fitojë. Gjithashtu,  ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë municion standard. "Nuk duhet të presim muaj e vite për të dërguar obus. Ne mund të bashkojmë industrinë ushtarake të Evropës dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë nevojitet. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në pandemi kur pyetëm industrinë farmaceutike se çfarë kishte nevojë," tha  presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Mynih. 

Ora 10:51
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg: Jepini Kievit atë që duhet për të fituar luftën

Sot vazhdojnë bisedimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih përsa i përket mbështetjes së Ukrainës. Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të nisë një apel për t'i dhënë Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar luftën. 

"Ne duhet t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar dhe për të mbijetuar si një komb i pavarur dhe sovran në Evropë," tha Stoltenberg. 

Ora 10:25
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe G7 takohen sot në Mynih

Mbledhja e ministrave të jashtëm të G7 zhvillohet mëngjesin e sotëm në Mynih të Gjermanisë, e cila do të fokusohet në çështjen e mbështetjes për Kievin, pak ditë para përvjetorit të parë të agresionit rus.

Ministri i Jashtëm i Italisë merr pjesë në samitin, i cili zhvillohet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih . Në fund të samitit pritet të dalë një deklaratë përfundimtare nga krerët e diplomacisë së Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Ora 09:30
Kryeministri britanik Sunak: Mbretëria e Bashkuar propozon një ndryshim në Traktatin Atlantik të NATO-s për të mbrojtur Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar propozon një ndryshim në Traktatin Atlantik të NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni i ardhshëm rus, duke garantuar mbështetjen "afatgjatë" të Kievit, kështu pohon kryeministri britanik Sunak në fjalimin e tij të planifikuar për sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, siç parashikohej nga një shënim nga Doëning Street. 

“Ne duhet të tregojmë se do të qëndrojmë në krah të tyre, të gatshëm dhe të aftë për t'i ndihmuar ata të mbrojnë vendin e tyre vazhdimisht”, shtoi kryeministri. 

Sunak gjithashtu nis një apel për vendet aleate që të "dyfishojnë" mbështetjen ushtarake për Kievin.

Ora 08:43
Wagner: U pushtua fshati strategjik në veri të Bakhmutit

Militantët rusë Wagner kanë marrë "plotësisht nën kontrollin e tyre" vendbanimin Paraskovievka, që ndodhet në veri të Bakhmut,  në autostradën M-03, e vetmja rrugë kryesore e furnizimit që ka mbetur deri më tani për trupat e mbetura ukrainase që mbrojnë qytetin. Kështu deklaroi, Yevgeny Prigozhin, në një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i tij për shtyp.

Grupi Wagner ka thënë edhe më parë së synojnë që të pushtojnë Ukrainën dhe si shtetas rus kërkojnë "lirinë" e vendeve që sipas tyre Ukriana po i mban peng. 

Ora 08:12
Tajani: Presidenti kinez Xi do të mbajë fjalimin e paqes në funksion të 24 shkurtit

Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë "fjalimin e paqes" në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës, kështu raportoi kreu i Zyrës së Komisionit Qendror  Wang Yi.

"Ai këmbënguli për paqe dhe tha se Kina dëshiron paqe dhe shpresoj se Kina do të bëjë presion real mbi Moskën", tha  Ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani

Ora 07:16
Inteligjenca NATO: Moska lufton për të ngritur ofensivë, 200 ushtarë rus vdiqën në fundjavë në Bakhmut

1676455320_jhbsvdj.JPG

Inteligjenca e NATO-s  thotë se rusët po përballen me "vështirësi të mëdha" në ngritjen e ofensivës së shkurtit për të shënuar përvjetorin e parë të konfliktit. Në Bakhmut, ukrainasit janë "nën presion", por rusët po paguajnë "kosto maksimale" për sa i përket jetëve njerëzore, me rreth "2000 ushtarë" që vdiqën vetëm fundjavën e kaluar. Për më tepër, ofensiva nuk po zbërthehet përgjatë gjithë frontit, por në "pika të vogla presioni". Sipas raportimeve të mediave të huaja, trupat ruse janë  të pajisura keq dhe të trajnuar keq dhe për momentin ukrainasit duket se e kanë situatën “nën kontroll”.

F.D/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 18/02/2023 08:21

    Vetem ushtare ruse deklarojne te vrare.Eshte e çuditshme,asnjehere nuk deklarorohet sa ushtare ukrainas vriten,dhe kjo qe nga fillimi i luftes.

    Përgjigju
    • Artan: 19/02/2023 06:12

      E kane deklararuar,po kokrra si ty nuk dine te lexojne.Jane mbi 25 mije ushtare ukrainas te vrare dhe lavdi,se kane rene per vendin e tyre,jo si pushtues.

    • Ben: 18/02/2023 16:24

      E kuptova Parruce.Nuk e dija qe kur mbron vendin,humbjet ne njerez nuk numerohen.E çuditshme,po nejse.

    • Parruca: 18/02/2023 10:40

      Zelenski e ka thene disa here qe humbjet jane te medha, askush nuk po pretendon qe nuk ka. Por Ukraina po lufton per te mbrojtur veten, dhe humbjet nuk numerohen. Bashkimi Sovietik humbi shume me teper jete njerezish se Gjermania, por fitoi luften.

  • Igor: 18/02/2023 07:56

    Lufta nuk fitohet me femi,me te bugosurit me vodka por me nji ushtri me nji moral te larte dhe dashuri per vendin dhe keta jane UKRAINASIT.

    Përgjigju
    • Turi: 18/02/2023 16:37

      Lufta ka mbaruar me kohe por perendimoret i genjen mendja se mendojne se Rusia eshte Irak ose Libi por i kane ber llovarit gabim , mbaroj koha e padrejtesive qe kane bere ne bote keta legenat tani do te shkoj haka te i zoti prandaj mesohuni me drejtesi o lepiresa

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion