Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të prezantojë ligje të reja të rrepta këtë javë në përpjekje për të frenuar atë që ai e quan ‘farsa e të drejtave të njeriut’ e cila u lejon migrantëve të paligjshëm t’i rezistojnë dëbimit në Britania e Madhe.
Teksa u shpreh se e ka bërë çështjen e ndalimit të migreantëvetë paligjshëm njëndër pesë prioritetet e ti bëri thirrje që të tjerë emigrantë të mos mendojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk do lejohen të qëndrojnë.
Sot Sunak pritet të ketë një bisedë telefonike me Macron ku çështja kryesore e bisedimeve pritet të jetë ajo e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm.
“Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet. Pra, mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”-tha Sunak.
Ndërkohë më shumë se 160,000 emigrantë në Britaninë e Madhe janë në pritje të vendimeve për kërkesat e tyre për azil, me një të pestën e të gjithë aplikantëve që vijnë nga Shqipëria. Siç është deklaruar edhe më herët nga ministri britanik për migracionin, shqiptarët të cilët do të mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe do të depërtohen menjëherë drejt Shqipërisë.
-
emigrantet shqiptare duhet te pranohen ne angli sepse jane europiane dhe kane kulture europiane, pavaresisht se nuk jane ne komunitetin europian apo ne shengen.
Përgjigju -
Zoti Sunak te merret me mire me bashkeatdhetaret e vet se ne vendet ku kane emigruar mbeshteten aq pak nga kultura e emigraciontit.Shqiptaret qe i ka sulmuar aq shume bashk me politiken e emigracionit angles jo vetem qe kane ecur shume perpara po marrin persiper punet me te veshira ne bote punet e ndertimit jane mjeshtra duar art dhe ne shpite qe marrin jetojn si zoterinj i marrin si kasolle dhe i bejn pallate.Kjo eshte e verteta tjeter reale e emigranteve shqiptare dhe ska te drejt asnje individ dhe kultur emigracioni ti deskriminoj.???????????????????????????????????????????????? Respekt dhe per te gjithe emigrantet nga te tera vendet e botes kudo ku kane emigruar ne bote!
Përgjigju -
Ka te drejte se ka mbingopje emigrantesh aq sa nuk kuptohet fare se je ne Angli po diku ne Azi apo Afrike.
Përgjigju











Komente
Komento