Sunak përballet me revoltë për projekt-ligjin e Ruandës, dy deputetë britanikë japin dorëheqjen

Sunak përballet me revoltë për projekt-ligjin e Ruandës, dy deputetë britanikë japin dorëheqjen

Brendan Clarke-Smith dhe Lee Anderson

 Dy deputetë britanikë Lee Anderson dhe Brendan Clarke-Smith kanë hequr detyra e tyre si nënkryetarë të partisë konservatore në pushtet, pasi kundërshtuan linjën e qeverisë dhe votuan në favor të një amendamenti të “Projektit të Ruandës” për dëbimin e azilkërkuesve.

Amendamenti, i promovuar nga “rebelët” konservatorë të krahut të djathtë u refuzua me shumicë dërrmuese në Dhomën e Komunave, me 529 vota kundër 68.

Në letrën e tyre të përbashkët, Anderson dhe Clarke-Smith thonë se duan që projektligji të funksionojë, por nuk besojnë se do të funksionojë, raporton The Guardian.

“Edhe pse është dëshira jonë për të forcuar legjislacionin, kjo do të thotë se për të votuar pro amendamenteve do të duhet t’ju ​​paraqesim dorëheqjen”, thanë ata.

Partia e kryeministrit Rishi Sunak është thellësisht e ndarë për formulimin e projektligjit, i cili synon të parandalojë azilkërkuesit që të shkojnë në gjykatë për të bllokuar dëbimin e tyre.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë