Sunday Herald: Mafia
shqiptare zapton Skocinë

Sunday Herald: Mafia<br />shqiptare zapton Skocinë
Sipas agjencive të inteligjencës mbi grupet e huaja kriminale Skocia është bërë qendra e re e mafies shqiptare

Grupet shqiptare janë ndër ato pak grupe kriminale që përbëjnë rrezikun më të madh dhe karakterizohen si tepër agresivë.

E përjavëshmja ‘Sunday Herald’ shkruan se mafia shqiptare ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me rrugët botërore të trafikut të heroinës, armëve dhe prostitucionit.

Pas një dekade pasi morën në dorë prostitucionin në Londër, mafia shqiptare duket se ka zënë edhe “tregun” skocezë. Supervizori i Agjenisë skoceze të Luftës kundër Krimit dhe Drogës, Stephen Whitelock, deklaron se “shqiptarët tashmë kanë mbërritur në Skoci dhe disa nga pjesëtarët e saj janë të aftë të kryejnë dhunë ekstreme”.

Pjesëtarë të mafias shqiptare e bazuar tek lidhjet e forta familjare, i kishin shtrirë edhe më parë tentakulat e saj në Skoci. Në 2003 një eksponent i saj, Luan Plakici, shqiptar nga Mali i Zi, është dënuar me dhjetë vjet për trafikimin e femrave nga Moldavia, Rumania dhe vende të tjera për prostitucion në Londër, duke përfituar 3 milionë sterlina. Mendohet se ai shtriu rrjetin e prostitucionit deri në qytetin skocez të Gllazgout.

Prania e tyre në Londër dhe Anglinë qendrore është e mirënjohur. Shqiptarët janë një lloj sfide për shkak të “eksperiencës” së tyre ushtarak në vendlindje. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga