Përbërësit:
- 1 e verdhë veze
- 4 lugë miell (jo me majë)
- 1 gotë kos
- 1 gotë ujë
- 1 gotë lëng mishi
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lugë vegetë
- 2 lugë gjalpë
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tas rrahim të verdhën e vezës me miellin derisa të formohet një masë pa kokrriza. Më pas shtojmë kosin, ujin dhe lëngun e mishit, duke i përzier ngadalë që masa të bëhet homogjene. Hedhim përzierjen në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht që të mos kapet apo të mpikset. Ndërkohë, shtypim hudhrat dhe i shtojmë te supa së bashku me vegetën, pak kripë dhe piper të kuq sipas shijes. Në një tigan të vogël shkrijmë gjalpin dhe sapo të marrë aromë e hedhim sipër supës. E lëmë edhe pak minuta në zjarr që shijet të bashkohen mirë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Komente












