Supë krem me karrota
Përbërësit:
- 2 lgj miell misri
- 1 lgj gjalpë
- 3-4 karrota mesatare
- 1 vezë
- 1 gotë qumësht
- 5-6 kupa lëng mishi
- 2 feta të holla buke
- Gjalpë për kaurdisjen e bukëve
- Kripë
Përgatitja:

Karrotat pasi i kemi pastruar i vendosim të ziejnë në ujë të vluar. Më pas i kullojmë dhe i bëjmë pure. E vendosim purenë në zjarr, shtojmë lëngun e mishit dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe pasi të ftohet pak hedhim të verdhat e vezëve të rrahura me pak qumësht, shtojmë pak gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë me kubikë buke të kaurdisura me gjalpë.
Komento
Komente

