Përbërësit:
- Karrota
- Gjalpë
- Qepë të ëmbla
- Pak sheqer
- Oriz kokërrmadh
- Trumzë
- Lëng perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mbasi lajmë karrotat dhe i ndajmë në kubikë i kaurdisim bashkë me qepët e grira imët në gjalpë për 10 minuta duke shtuar pak kripë dhe pak sheqer. Më pas shtojmë trumzën, orizin dhe lëngun e perimeve, dhe i lëmë karrotat të ziejnë për rreth 30 minuta. Largojmë trumzën dhe pasi e lemë pak supën të ftohet e kalojmë të frulohet në blender derisa të bëhet kremoze. E rikthejmë në zjarr të ulët, duke rregulluar shijen me pak gjalpë të tretur, kripë e piper. E servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz dhe me pak bukë të thekur.
Komente












