Përbërësit:
- 3 lugë gjelle miell orizi
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 gota ujë
- 3–4 gota lëng mishi
- 2 të verdha veze
- 1 gotë qumësht
- 2 lgj oriz i zier ose kruton
- Pak gjalpë për servirje
Përgatitja:
Miellin e orizit kaurdiseni me gjalpë në zjarr të ulët, pa marrë ngjyrë. Shtoni ujin dhe zieni për 10–15 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hidhni lëngun e mishit dhe vazhdoni zierjen në zjarr të ngadaltë për 20–25 minuta. Hiqeni supën nga zjarri. Ndërkohë përzieni të verdhat e vezëve me qumësht të ngrohtë dhe shtojini në supë duke e trazuar. Shtoni gjalpin në fund për shije dhe teksturë më kremoze dhe shërbejeni të ngrohtë me kruton ose me pak oriz të zier veçmas.
Komente











