Supë krem patate me spinaq
Përbërësit:
- 3-4 patate mesatare
- 1 tufëz spinaq
- 1/2 tufëz pazi
- Lëng mishi / Ujë
- Kripë, piper
- Gjalpë të freskët
Përgatitja:
Pasi i qërojmë dhe i lajmë patatet i presim në kubikë të mëdhenj dhe i ziejmë në ujë të vluar. Shtojmë spinaqin dhe pazinë pasi i kemi larë me ujë të bollshëm dhe vazhdojmë zierjen për 10 minuta. I kullojmë perimet dhe i bëjmë pure, rregullojmë trashësinë me lëng mishi ose me lëngun e tyre. Shtojmë pak kripë, i japim supës krem një valë të lehtë dhe e servirim me gjalpë të freskët ose ajkë qumështi.
Komento