Përbërësit:
- 1 patate mesatare
- 4–5 degë spinaq
- 2–3 degë majdanoz
- 1 lugë kafeje gjalpë ose ajkë qumështi
- 1 gotë e gjysmë ujë
- Pak kripë
Përgatitja:
Ziejmë pataten e prerë në kubikë në ujë të vluar. Shtojmë spinaqin dhe majdanozin e larë mirë. I lëmë të ziejnë rreth 10 minuta. I kalojmë në blender ose i shtypim derisa të bëhen krem. Rregullojmë trashësinë me pak nga lëngu i zierjes. Në fund shtojmë gjalpë ose ajkë qumështi. Për një shije më të plotë, sipër mund të shtojmë pak vaj ulliri, krutonë të vegjël ose pak vezë të zier të grirë.
Komento
Komente












