Përbërësit:
- 1 tufë me hithra, radhiqe dhe lëpjetë
- 2 qepë të njoma
- 1 thelpi hudhër
- 2 patate
- 1 degë nenexhik
- 200 ml qumësht
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
- 500 ml ujë
Përgatitja:
Hithrat i vendosim në ujë të nxehtë për 2 minuta. Kaurdisim qepën, hudhrën dhe patatet në vaj ulliri me kripë dhe piper, në fund shtojmë hithrat. Hedhim ujë dhe i ziejmë, 5 minuta e fundit shtojmë dhe qumështin. I kalojmë në grirës elektrik dhe e bëjmë supën kremoze. E servirim me pak vaj ulliri dhe mente.












Komente
Komento