Përbërësit:
- 400 gr kërpudha të freskëta
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 30 gr gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 700 ml lëng pule ose perimesh
- 150 ml pana kuzhine
- 1 lugë miell (opsional për trashje)
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Në tenxhere shkrini gjalpin me vajin dhe kavardisni qepën e grirë derisa të zbutet. Shtoni hudhrën dhe kërpudhat e prera. Gatuajini derisa të lëshojnë lëngun dhe të marrin aromë. Nëse e dëshironi më kremoze, shtoni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni lëngun e pulës ose të perimeve dhe zieni 15 minuta. Bluajeni supën me blender dore deri sa të bëhet krem. Shtoni panën, rregulloni shijen me kripë e piper dhe lëreni të marrë një valë të lehtë. Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të freskët.
Komente












