Supë me krahë pule
Përbërësit:
- 200 gr krahë pule
- 1 karrotë
- 1 lç koncentrat
- 2 lgj salcë domate
- 1 vezë të freskët
- 1 lugë ajkë qumështi
- 1 tufë majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:

Krahët e pastruar të pulës i vendosim të ziejnë në 1 litër ujë, shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe koncentratin. Pasi mishi ka zjerë e pastrojmë nga kockat dhe e shtojmë sërish në tenxhere së bashku me salcën e domates.
Vezën e rrahim me pak ajkë qumështi, e shtojmë tek supa dhe në fund shtojmë majdanoz të grirë.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

