Supë me kunguj të njomë, karrotë dhe patate
Përbërësit:
- 2 kunguj
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 patate të madhe / 3 patate të vogla
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj kos
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë supën të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze. Shtojmë një lugë kos dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
Komento