Përbërësit:
- 800 gr kungull i verdhë
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 1 patate mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri ose 1 lgj gjalpë
- 1 litër lëng perimesh ose ujë i ngrohtë
- 1/2 filxhan pana ose qumësht
- Kripë, piper i zi
- Pak arrëmyshk
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me karotën derisa të zbuten (rreth 5 minuta). Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë. Më pas shtojmë kungullin dhe pataten, i përziejmë për disa minuta që të marrin aromë. Hedhim lëngun e perimeve dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr mesatar për 20–25 minuta. Në fund e kalojmë supën në blender dore derisa të bëhet kremoze. Shtojmë kripë, piper, pak arrëmyshk dhe sipas dëshirës për një teksturë më kremoze mund të shtojmë pak pana ose qumësht.












Komente
Komento