Supë me panxhar
Përbërësit:
- 2 panxharë mesatar
- 1 patate e vogël
- 1 karrotë
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 1.5 litër lëng perimesh ose ujë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji uthull molle / lëng limoni
- 1 lugë çaji kopër ose majdanoz
- 2 lugë gjelle kos / krem pana
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë karrotën, pataten dhe panxharin. I përziejmë për disa minuta dhe më pas hedhim lëngun e perimeve ose ujin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për rreth 25-30 minuta, derisa perimet të jenë zbutur. Pasi perimet të jenë zier, përdorim një blender dore për ta bërë supën kremoze (nëse dëshirojmë një teksturë më të trashë, mund ta lëmë pa e kaluar në blender). Në fund shtojmë uthullën e mollës ose lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë, me pak kos ose krem pana sipër dhe spërkatje majdanozi.
Komente

