Supë me presh dhe patate
Përbërësit:
- 600 gr patate
- 2 presh (pjesa e bardhë)
- 80 gr djathë pamixhano
- 150 ml qumësht
- 1/2 lugë gjalpë
- Spec i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi e pastrojmë preshin e presim në rondele të holla dhe e kaurdisim në një tenxhere me gjalpë. Më pas shtojmë patatet të prera në formë kubike. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në temperaturë nën mesatare dhe në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze. E vendosim për pak minuta në zjarr duke shtuar pak qumësht dhe djathë pamixhano. Shtojmë pak spec të kuq dhe erëza sipas dëshirës.