Supë me presh, patate dhe karrotë

Përbërësit:

  • 400 gr patate
  • 2 presh (pjesa e bardhë)
  • 1 karrotë
  • 100 gr djath të grirë
  • 150 ml qumësht
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Spec i kuq
  • Kripë
  • Arrë myshk

Përgatitja:

Pasi e pastrojmë preshin e presim në rondele të holla dhe e kaurdisim në një tenxhere me gjalpë. Më pas shtojmë patatet të prera në formë kubike dhe karrotën. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në temperaturë nën mesatare dhe në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze. E vendosim për pak minuta në zjarr duke shtuar pak qumësht dhe djathë pamixhano. Shtojmë pak spec të kuq dhe erëza sipas dëshirës.