Supë me spinaq, oriz dhe limon
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 50 ml vaj ulliri
- 100 gr oriz
- ½ tufë majdanoz
- 300 gr spinaq
- 1 vezë
- 4 lugë kos
- 2 lgj miell
- Ujë ose buljon
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri, shtojmë qepën e kaurdisim dhe më pas hudhrat e prera mesatarisht. Shtojmë bulion dhe masën e orizit. Teksa orizi zien, në një tas përziejmë kosin me vezët dhe miellin. Në momentin që është zierë orizi, shtojmë spinaqin dhe e lëmë 5 minuta të marr valë. Më pas nga bulioni i tenxheres shtojmë pak tek tasi që kemi rrahur kosin me vezët dhe këto masa të dyja i bashkojmë. E lemë supën dhe pak minuta të marrë valë, e spërkasim me bimë aromatike, kripë e piper dhe e servirim të ngrohtë.
Komente











