Supë me trahana, kos, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 100 gr trahana
- 1 litër ujë ose lëng perimesh/mishi
- 100 gr qepë e grirë imët
- 200 gr vaj ulliri
- 200 ml qumësht
- 100 gr kos
- 100 gr djathë i bardhë
- 1 vezë
- Kripë, piper i zi
- Pak hudhër pluhur (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe kur të marrë valë, shtojmë trahananë. E lëmë të ziejë në zjarr mesatar duke e përzier derisa të trashet (rreth 10–15 minuta). Ndërkohë përgatisim salcën, në një tas përziejmë mirë: qumështin, kosin, vezën dhe djathin e bardhë. Marrim 1–2 garuzhde nga supa e nxehtë dhe e shtojmë gradualisht te përzierja me vezë, duke e përzier shpejt që të mos mpikset veza. Hedhim përzierjen ngadalë në tenxhere, duke e trazuar vazhdimisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak hudhër pluhur, dhe e servirim supën të ngrohtë.
Komente












