Supë orizi me fasule

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji fasule të thata
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 1 qepë
  • 1 filxhan kafeje vaj ose gjalpë
  • 2 domate ose ½ lgj salcë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fasulet pastrohen, lahen dhe vendosen të ziejnë veçmas. Në një tenxhere tjetër kaurdiset qepa e grirë hollë në yndyrë, shtohen domatet e prera në kubikë ose salca e domates, lihen 2–3 minuta të marrin shije. Shtohet lëng mishi ose ujë dhe lihet të marrë valë. Hidhet orizi dhe zihet pak. Shtohen fasulet e ziera dhe vazhdohet zierja derisa supa të jetë gati. Në fund rregullohet me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.