Super aksion i xhandarmërisë turke, sekuestrohet 1.5 ton drogë e ardhur nga Shqipëria! Arrestohen 3 persona, të armatosur me pistoleta (VIDEO+FOTO)

Turqi janë kapur 1.5 ton kanabis që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave turke droga ishte fshehur në pyll pasi ishte transportuar me skaf përmes detit. Në operacionin e zhvilluar nga forcat e sigurisë pranë Muglas, u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike që synohej të sillej nga Shqipëria në Turqi. Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 3 persona, të cilët ishin të armatosur me 3 pistoleta.

U konstatua se rreth 1.5 ton material kanabis sativa u sekuestrua në operacionin e zhvilluar në mëngjes në Muğla Fethiye me mbështetjen e Komandës së Rojës Bregdetare në koordinim me Komandën e Xhandarmërisë së Provincës Muğla.

Ndërsa 3 të dyshuarit lidhur me ngjarjen janë kapur dhe dërguar në mbajtje, po ashtu janë konfiskuar 3 pistoleta të sekuestruara tek të dyshuarit. Mësohet se hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 07/12/2021 14:17

    Ne kemi vite qe i kemi thene stop hashashit. Kemi dale nga harta e kultivimit, gje te cilen e ka thene dhe Mafia di Finanza, bashke me liderin tone suprem. Do jete mbetje e hashashit qe nga koha e Tahirit, ose e Haki Çakos. Imagjinoni sikur kjo droge te ishte kapur atje ne Shqiperi. Autoret dhe skafi do ishin te paidentifikuar…

    Përgjigju
  • Piku: 07/12/2021 13:23

    Po ne sikur kemi perveç policise edhe antikontrabanden detare apo gazheli sic fut bitcoin transporton edhe droge. Ahhh more ed butaku ahhh

    Përgjigju
  • Vebi: 07/12/2021 12:33

    Ska mundesi. Do jete nga ato komplotet e Erdoganit. Shqiperia zero droge mo shoke. Cne ne me droge???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë