Shqetësohemi më shumë sec duhet për viruset ekzotikë që herë pas here shfaqen në horizont ndërkohë që nuk i friksohemi infeksioneve që cdo vit shkaktojnë 25 mijë të vdekur dhe kundra të cilëve nuk ka efekt as mjekësia moderne me gjithë teknologjinë e saj në dispozicion: Janë sëmundje që shkaktohen nga mikroorganizma që i rezistojnë antibiotikëve, një kërcënim që nuk i përket vetëm të sëmurëve të shtruar në spital.
Të dhënat që u prezantuan dje në Bruksel, me rastin e ditës së sensibilizimit për përdorimin e mirë të ilaceve, nga Marc Sprenger, drejtori i qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve (ECDC), janë të frikshme. Alarmi flet për mikroorganizma të ndryshëm që i rezistojnë antibiotikëve.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka bërë që këto mikroorganizma të fitojnë një rezistencë të lartë, duke modifikuar gjenet e tyre në përgjigje të antibiotikëve. Vendet më në rrezik janë ato të rajonit të Mesdheut, në të cilët është abuzuar së tepërmi me antibiotikët edhe kur kemi të bëjmë me sëmundje të thjeshta si gripi, ndaj të cilit antibiotikët nuk kanë asnjë lloj efekti.