Jo vetëm show dhe spektakël,po a arriti këngëtarja Lady Gaga t'i dërgonte një mesazh presidentit të SHBA, Donald Trump?
Ajo bëri gjithcka këndoi, kërceu, bëri numra akrobatik por a kishte një mesazh politik të fshehur në performancën e saj që zgjati plot 13 minuta?
Shfaqja u organizua vetëm 2 javë pasi presidenti Trump u betua si president i 45 i SHBA-së,i cili thuhet se do të marrë masa ndaj të drejtave të komunitetit LGBT, të cilin këngëtarja e mbështet fuqishëm.
Duke parë edhe klimën e fundit politike, pritej që performanca e Gagës të ishte një platformë e cila kish rezervuar disa mesazhe.
Por gjithcka ndodhi,muzikë, drita, performancë por në fund të fundit asnjë mesazh eksplicit nuk u dha sic dhe ajo kish premtuar.
“E vetmja gjë që do të bëj gjatë pjesës sime të argëtimit është ajo çfarë kam bërë gjatë të gjithë karrierës” u shpreh këngëtarja dhe e vërtetoi një gjë të tillë.
Por duke e analizuar më thellë analistët kanë arritur të shkëpusin edhe disa mesazhe të fshehura në këngët e artistes.
Tekste të tilla si “Kjo tokë, është toka jonë, kjo tokë është toka ime dhe "Një komb me Zotin , i pandarë, me liri dhe drejtësi mbi të gjitha” fshehin diçka
Dhe Voila, përgjigja për të gjithë ata që kërkojnë një reagim politik si një thumb për administratën e re Trump, pasi kënga “Kjo tokë është toka jonë” u shkrua në përgjigje të murit në Berlin dhe teksti origjinal ka një përmbajtje të tillë “Kishte një mur të lartë atje që u përpoq të më ndalte”.
Nga ana tjetër me këngën 'Born this Way', këngëtarja e dha mesazhin e saj që askush të mos ndihet i përjashtuar, transgjinorë, gei, apo homoseksualë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com