Super Bowl triumfon Denver, 
mahnitës Beyonce, Mars, Coldpaly

Super Bowl triumfon Denver, <br />mahnitës Beyonce, Mars, Coldpaly
Finalja e Super Bowl, që është një nga eventet më të shumëpritur në kontinetin amerikan ka dhënë shfaqje mbreslënëse.  E krahas emocioneve sportive, të përballjes mes Carolina Panthers dhe Denver Broncos në Santa Clara të Kalifornisë,  një pjesë e madhe e audiencës ishin në pirtje të performancave muzikore, që zhivillohen gjatë kësaj ngjarje.

E para ishte Lada Gaga, e cila këndoi himin kombëtar amerikan, në një inteporetim shumë të ndjerë. E në pushim të ndeshjes, ka ardhur më në fund momenti i shumë pritur. Të parët që janë ngjitur në skenë ka qenë grupi “Coldplay” i udhëhequr nga lideri i tyre Chris Martin. Grupi britanik ka intepretuar hitet e tyre, këngë si “Vida la Vida”, “Paradise”, “Adventure Of A Lifetime”, etj.  

Një ndër të ftuari suprizë ka qenë dhe këngëtari Bruno Mars, që ka që entuziazmuar publikun me një ndër hitet e momentit, “Uptown funk”  
Dhe ëmbëlsira për në fund. Skenës i është bashkuar mbretëresha Beyonce. Ajo dhe Bruno Mars kanë intrepretuar një mix mes këngës së saj të re “Formation” dhe “Uptown Funk”, duke u ndeshur me beteja kërcimi.

Ndërkohë gjatë ekzekutimit të performancës së saj, Beyonce së bashku me formacion e saj të balerinave, kanë dhënë dhe një mesazh. Gjatë kërcimit ato kanë shënuar me duar një X, në nder të njeriut që luftoi për të drejta të barabarta të njerëzve më ngjyrë në Amerikë, Malcom X.

E sa i përket rezultatit të kësaj përballje, Denver Broncos fitoi titullin me një strategji mbrojtëse fantastike, pa shkëlqyer në sulm, por duke minimizuar sulmin e Carolina Panthers. Rezultati final ishte 24-10 për Broncos.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën