Super e marta, triumfon Trump
në 5 shtete, Clinton merr katë

Super e marta, triumfon Trump<br />në 5 shtete, Clinton merr katë
Primaret e super te martes në SHBA përfundojnë pa asnjë surprizë. Republikani Donald Trump fitoi bindshmë në të 5 shtetet ndërsa demokratja Hillary Clinton fiton 4 shtete, ndër 2 më të rëndësishmet Pensilvaninë dhe Maryland. Kjo fitore e afron më shumë miliarderin drejt kreut të shtëpisë së bardhë.Rivalët tij tashmë e kanë larguar vëmendjen nga veri-lindja, për t’u fokusuar në zona të tjera.

Kështu, Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju Meksiko.

Pak pas shpalljes së rezultateve Trump nuk nguroi të sulmojë rivalen Clinton duke thënë se nëse ajo do të ishte burrë nok do të fitonte as 5 të votave dhe si president do të ishte e tmerrshme.

Ndërsa ish sekretarja bëri thirrje për të bashkuar forcat për të fituar zgjedhjet .

Rezultatet e të martes së madhe në 5 shtete tregojne qarte se sfida per kreun e shtepise se bardhe do te jete mes Trump dhe Clinton.

Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.


Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja