Këngëtarja Enca së fundmi po bën namin me këngën "Kujt po i han" që ka arritur në pak ditë një sukses të madh dhe miliona klikime. Ndërsa nga ana tjetër Mbretëresha e Instagramit vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku sot i ka befasuar të gjithë me foton e publikuar.
Këto janë fjalët që Enca ka shkruar për super yllin Mahlagha Jaberi, modelja iraniane që njihet si femra më e bukur në botë.
Ajo është kaq e bukur, nuk mund ta besoj që është njeri dhe është po aq e bukur sa edhe brenda.
Enca
Mirëpo Enca dhe Mahlagha me sa duket se janë mikesha pasi edhe modelja e ka publikuar foton e Encës në Instastory dhe i bën thirrje fansave ta ndjekin Encën.
Ndërsa më poshtë ju paraqesim disa nga fotot e Mahlagha Jaberit të cilat me siguri do t'ju lënë gojë hapur.