Super goditje në fund, Partizani
merr Veliun, Skënderbeu Xhejmsin

Super goditje në fund, Partizani<br />merr Veliun, Skënderbeu Xhejmsin
Partizani dhe Skënderbeu jo vetëm në fushë, por edhe në transferime kanë qenë mbretërit e merkatos së dimrit, teksa kanë afruar shumë lojtarë cilësorë. Dy ekipet kryesuese e kanë mbyllur merkaton në mënyrën më të mirë me dy super afrime.

Partizani ka njoftuar marrëveshjen me vlonjatin Franc Veliu. Mbrojtësi 27 vjeçar ka firmosur kontratën me 15 herë Kampionët e Shqipërisë deri në fund të kampionatit, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Veliu do t’i bashkohet skuadrës ditën e martë për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Agostineli. Ndërsa surpriza ishte rezervuar në mbrëmje nga Skënderbeu që firmsoi me nigerianin e Laçit, Xhejms.

Një lëvizje e bujshme dhe e papritur nga të gjithë, por në fund Laçi u dorëzua përballë ofertës së kampionëve, ndërsa duke parë krizën e golave dhe rrezikun e mos përshtatjes së të huajve, Skënderbeu vendosi që të blinte brenda kampionatit, një nga sulmuesit që e njohin shumë mirë ambientin dhe portën në Shqipëri. Skënderbeu nuk ka shpenzuar asgjë për blerjen e tij por në rast se Xhejms do të shitet Laçi do të ketë të drejtën të përfitojë 50% të vlerës së shitjes së tij duke qenë se zotëron gjysmën e kartonit.

Kukësi e ka mbyllur me dy goditje Lapidar Llavdrovci dhe Resul Kastrati. Llavdrovci vjen me petkun e kampionit nga futbolli kosovar, pasi ka qenë pjesë e Feronikelit deri para pak ditësh. Resul Kstrati vjen në formë huazimi nga Teuta, ku është formuar si futbollist. Gjatë këtij sezoni Kastrati është aktivizuar vetëm 45 minuta në Superiore.

Nuk ka mbetur pas as Bylisi që ka ruajtur gjithcka për në fund duke firmosur me portierin Frashëri, që largohet nga Tirana për në Ballsh. Ndërsa afrimi tjetër është Solomon Izucuku. Nigeriani gjatë periudhës 2011-2013 është aktivizuar në 48 ndeshje me Bylisin duke shënuar 22 gola në Kategorinë Superiore, ndërsa portieri ka patur një eksperiencë më të gjatë me Bylisin, ku ka luajtur për katër sezone nga 2010 -2014.

Në fund edhe një sulmues nga Argjentina, Juan Manuel Varea. Pasditen e së hënës ka firmosur me Vllazninë edhe mbrojtesi 19 vjecar shqiptaro-malazez Ronaldo Rudovic, që është futbollisti i fundit që federohet nga klubi shkodran në merkaton e dimrit. Por goditja më e madhe e Vllaznisë është trajneri Armando Cungu, që vendosi që të lërë Laçin për të shpëtuar vendlindjen nga rënia.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim