Super sfidat pa fitues, kryesimi nuk
ndryshon, pritet reagimi i Kukësit

Super sfidat pa fitues, kryesimi nuk<br />ndryshon, pritet reagimi i Kukësit
Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Flamurtarit në “Qemal Stafa”. ‘Demat e kuq’ zhvilluan një ndeshje pozitive, por nuk arritën që të konkretizonin përballë kuqezinjve të drejtuar nga Nesti Gjoka.

Flamurtari zbriti në fushë pa Muzakën, i cili ishte i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa të kuqtë me Fazliun, Nexhipin dhe Vilën vrapuan shumë, por para portës nuk u treguan shumë të saktë duke humbur dy pikë në fushën e tyre përballë një kundërshtari që rivalizon direkt për titullin kampion këtë edicion. Pas ndeshjes Duro deklaroi se “problemi ynë në sulm është mungesa e konkretizimit, jo se nuk shkojmë para portës. Nuk jam i shqetësuar për mungesën e golit pasi skuadra po prodhon lojë, përballë Tiranës dhe Flamurtarit. E rëndësishme është që ekipi është i konsoliduar” tha ai. Edhe Gjoka u shpreh i kënaqur me barazimin.

“Jam i kënaqur me skuadrën, pasi përballë kishim një kundërshtar të fortë, pjesën e dytë e dominuam ndeshjen por edhe barazimi me një skuadër si Partizani është i pranueshëm” theksoi ai. Edhe ndeshja Skënderbeu – Tirana e zhvilluar në Korçë përfundon me rezultatin 0-0.

Dy ekipet krijuan shumë raste për shënim në pjesën e parë dhe të dytë, por deri në fund e vetmja gjë që mbeti për t’u theksuar janë dy kartonat e kuq, nga një për secilin ekipet, Bulku për Tiranën dhe Martins për Skënderbeun. Pas javës së 7 renditja nuk ndryshon, Partizani, Flamurtari dhe Tirana kryesojnë me pikë të barabarta, Kukësi nëse fiton merr kryesimin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)