Patëllxhanë furre në petë
Përbërësit:
Brumi:

- 2 vezë
- 200 ml qumësht
- 200 gr djathë i butë
- 200 gr kos
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lç sodë
- 180 gr miell
- Pak sheqer, pak kripë
Mbushja:
- 30 gr gjalpë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 domate
- 500 gr patëllxhanë
- 200 gr djathë
- 2 lgj miell misri
Përgatitja:
Patëllxhanët i lëmë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, kosin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin dhe sodën e bukës. Pasi i përziejmë mirë shtojmë miellin e situr, vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë djathin e butë.
Në një tigan ngrohim pak gjalpë, vendosim thelpinjtë e hudhrës, më pas qepën e prerë në gjysmë hëne. Pasi kaurdisim qepën, shtojmë specin e kuq, domaten e prerë në kubikë dhe patëllxhanët. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të gatuhen.
Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell dhe vendosim gjysmën e sasisë së brumit të përgatitur. Vendosim një shtresë me mbushjen me perime dhe sipër vendosim pjesën tjetër të brumit. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

