Së paku 118 persona janë arrestuar nga policia turke dy ditë pas sulmeve që tronditën zemrën e Stambollit.
 
Të gjithë të arrestuarit janë anëtarë të partisë demokratike filokurde. Ishte pikërisht grupi Tak pjesë e partisë kurde të Kurdistanit e cila mori përgjegjësinë e sulmeve të së shtunës mbrëma. Mes të arrestuarve janë edhe liderë të partisë.

Operacioni u shtri në shumë qytete të vendit dhe u sekuestruan një numër i madh dokumentesh dhe kompjuterësh. Dy ditë më parë Turqia u trondit nga dy sulme me autobombë ku mbetën të vrarë 43 persona dhe u plagosën mbi 160 të tjerë.
 
Ndërsa vendi shpalli një ditë zie, presidenti Erdogan u shpreh se terrorizmi godet çdo formë të vlerave morale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com