Sfida mes Juventusit dhe Tottenham, e vlefshme për Internacional Champions Cup, ka përfunduar me shifrat 2-3. Një 90 minutësh me shumë spekatkël dhe emocione, aq sa të krijonte përshtypjen e një ndeshje të Champions League.
Fillimisht Tottenham kaloi në epërsi me golin e Lamela, ndërsa në pjesën e dytë, me futjen në lojë të Higuan, Rabiot, De Ligt dhe disa lojtarëve të tjerë, Juventus arriti të përmnbyste. Golat për ‘zonjën’ i realizuan ‘El Pipita’ dhe Cristiano Ronaldo. Gjithsesi festa e Juventusit do të zgjaste vetëm pak minuta pasi ‘sprusat’ barazuan edhe një herë gjithçka me Lucas Moura-n.
Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 93, Harry Kane, i futur në lojë si zëvendësues, realizoi një gol mahnitës nga mesi i fushës. ‘Bomberi’ goditi pa u menduar në mundësinë që u krijua, duke shtangur Sheznejn.