Juventus ka lënë pas dy barazimet radhazi në kampionat dhe Champions League pasi sot në ‘Allianz Stadium’ ka mposhtur 2-1 Verona-n.
Për bardhezinjtë trepikëshi në këtë ndeshje nuk ishte aspak i lehtë, pasi në minutën e 21 miqtë kaluan në avantazh me një supergol të Veloso-s. Më herët Di Carmine kishte humbur edhe një penallti. Gjithsesi Juventus e mori veten pas këtij episodi dhe në minutën e 31 arriti të barazonte me Aron Ramsey.
Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën golin trepikësh për bardhezinjtë e Realizoi Cristiano Ronaldo. Portugezi u tregua i saktë me penallti në minutën e 49.