Sonte në orën 18:00 do të zhvillohen ndeshjet Partizani-Elbasani dhe Teuta- Tirana. Të kuqtë do të luajnë në “Qemal Stafa” përballë verdhebluve që thuajse kanë prerë biletën për Kategorinë e Parë për edicionin tjetër, pasi ndodhen në vendin e fundit.

Ndërsa Partizani vjen pas fitores në derbi shumë i motivuar dhe pritet që ta kalojë me lehtësi 90’ ndaj Elbasanit. Të vështirë pritet që ta ketë Tirana në Durrës. Sfidat mes dy ekipeve gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe rezultate të papritura.

Edhe pse Tirana është më e fortë në letër, vjen nga një moment negativ pas humbjes në derbi dhe problemeve brenda dhomave të zhveshjes. Një rast të tillë do të kërkojë që ta shfrytëzojë Teuta për të marrë pikë.



d.b/shqiptarja.com