Superiorja, Kukësi rimerr kryesimin
pas barazimit me Skënderbeun 1-1

Superiorja, Kukësi rimerr kryesimin<br />pas barazimit me Skënderbeun 1-1
Kukësi del kryesues nga Korça, pasi i mori një barazim me meritë ekipit të Skënderbeut në minutat shtesë të takimit duke u mohuar fitoren kampionëve. Skënderbeu nuk arriti që të mbante rrjetën të paprekur deri në fund duke humbur një shans të mirë për t’u ngjitur me pikë të barabarta me Kukësin dhe Tiranën në krye.

Ndërsa nënkampionët e vendit përfitojnë nga hapi falas i Tiranës në Laç duke marrë kryesimin të vetëm. Për t’u rikthyer te kronika e ndeshjes, 90’ u dominuan nga Skënderbeu me raste të shumta, por golin e realizoi në pjesën e dytë me Abazin pas një pasimi të saktë të Lilajt në të 52’.

Megjithatë Kukësi nuk u dorëzua duke besuar deri në frymën e fundit dhe në të 90+3’ arriti që të fitonte një penallti pas një rrëmuje në zonë, të cilin ë shndërroi në gol Zeqiri duke vendosur heshtjen në stadiumin “Skënderbeu”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni