Superiorja, Partizani hap fals
me Laçin, zbret në vendin e tretë

Superiorja, Partizani hap fals<br />me Laçin, zbret në vendin e tretë
Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Laçin në "Selman Stermasi". 

Edhe pse përpara tifozerisë së tyre, "demat e kuq" nuk kanë mundur të çajnë murin kurbinas. Ky barazim e zbret Partizanin në vendin e tretë me 67 pikë, dy më pak se Kukësi kryesues dhe një pikë pas Skënderbeut.

Ekipi i Starovës humbet kështu hapin e kryesuesve, duke lëshuar jo pak terren tre javë përpara fundit të kampionatit. 

Ndërsa krejt e kundërta vlen për Laçin të cilët luftuan për këtë pikë në përpjekje për të mbijetuar në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

Java e 34 e kampionatit luhet në fundjavë ku spikasin çiftet Flamurtari-Partizani dhe Skënderbeu-Tirana, ndërsa Kukësi duket se ka tre pikë të sigurta pasi do të ndeshet me Korabin e zbritur nga kategoria. 
partizani
(Renditja e Superiores pas javës së 33)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë