Në vigjilje të sfidës së sotme për Superkupën e Italisë, me Milanin, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur dje për Juventus TV. Pavarësisht peshën jo shumë të madhe që ka ky trofe, krahasuar me objektivat parësore të “Zonjës së Vjetër” si Champions League apo kampionati, trajneri i bardhezinjve ka deklaruar se e dëshiron edhe Superkupën. Por Allegri i ka tërhequr lojtarëve të tij se pavarësisht formës jo të mirë të Milanit, duhet të jenë të kujdesshëm në këtë takim.
“Sigurisht që ajo ndaj Milanit për Superkupën do të jetë një ndeshje e madhe. Do të përiqemi të çojmë në shtëpi trofeun që na mungon prej dy sezonesh. Në një ndeshje të tillë diferencat e pikëve mes dhe Milanit dhe Juventusit në kampionat zbehen dhe një triumf hipotetik i kuqezinjve ndaj Juventusit do të nënkuptonte rritjen e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit tek organika e Gattusos, pasi të arrish një trofe si ky nuk është pak. Në këtë kontekst për sfidën e së mërkurës do të na duhet të tregojmë shumë kujdes por dhe respekt për atë që kemi arritur deri më tani dhe sigurisht për kundërshtarin që nuk duhet nënvlerësuar”, është shprehu fillimisht trajneri i Juventusit.
Lidhur me reshtimin e skuadrës bardhezi në stadiumin e King Abdullah në Jeddah të Arabisë Saudite ku dhe do të marrë jetë kjo finale e madhe Allegri zbulon disa të dhëna interesante.
“Do të aktivizoj ndonjë prej lojtarëve që nuk mori pjesë në sfidën ndaj Bologna-s. Jam i lumtur me gjendjen që paraqesin Douglas Costa dhe Bernardeschi që po rikuperojnë tërësisht në apsketin fizik dhe psikologjik. Khedira po rikthehet në formën e tij më të mirë duke na treguar të gjithëve lojtarin e madh që njohim edhe pse në pjesën e parë të sezonit pati disa dëmtime. Nga ana tjetër përballë do të kemi një kundërshtar shumë entuziast pas asaj fitoreje në Kupën e Italisë. Për ta sikundër dhe për ne kjo është një ndalesë shumë e rëndësishme. Një sfidë ndaj dy rivalëve historikë, prandaj jemi të detyruar të japim më të mirën”, ka deklaruat trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.