Elita e futbollit shqiptar do të zhvillojë të dielën me fillim nga ora 19:00 dy ndeshjet e fundit të fazës 'Final 4', mini-turneut që pas sezonit të rregullt vendos ekipin kampion të Shqipërisë.
Paralelisht do të luhen sfidat Egnatia - Dinamo në stadiumin "Elbasan Arena", ndërsa në 'Air Albania' do të zhvillohet dueli mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit. Egnatia dhe AF Elbasani kanë nga 34 pikë pas dy ndeshjeve të para në 'Final 4', por rrogozhinasit kanë galavarazh më të mirë (+5).
AF Elbasani do duhet të fitojë kundër Vllaznisë dhe të shpresojë që Egnatia të ndalet nga Dinamo për të fituar trofeun e kampionit.
Për mediet, trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic tha se të tijtë duhet ta fitojnë patjetër duelin e tyre dhe të mos mendojnë për rezultatin e sfidës Egnatia - Dinamo.
"Është ndeshja e fundit e 'Final 4', na pret një finale kundër Vllaznisë. Ne jemi gati. Do të luftojmë fort në fushë, me një besim të madh dhe do të provojmë të fitojmë ndeshjen.
Është e vërtetë që fitorja nesër mund të mos mjaftojë për t'u shpallur kampion, sepse Egnatia është më e favorizuar. Por ne jemi Elbasani, kemi përgjegjësi për qytetin, për tifozët. Do tentojmë të fitojmë në fushë dhe pastaj gjithçka është në dorë të Zotit. Mendoj që edhe Egnatia edhe Dinamo do të luajnë drejt në sfidën tjetër.
Rinovimi? Jam i kënaqur. Edhe unë edhe drejtuesit e klubit ishin në një mendim, të vazhdonim projektin", tha serbi që firmosi kontratën e re me verdheblutë.
Superliga, kalendari dhe rezultatet e fazës 'Final 4':
Java 1
Vllaznia 0-2 Dinamo, 16.05.2026 19:00
AF Elbasani 0-4 Egnatia, 17.05.2026 19:00
Java 2
Vllaznia 1-2 Egnatia, 23.05.2026 19:00
AF Elbasani 3-0 Dinamo, 24.05.2026 19:00
Java 3
Egnatia vs Dinamo, 31.05.2026 19:00 (Elbasan Arena)
Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00 (Air Albania)
Renditja e 'Final 4':

Komente











