Këtë të hënë u mbyll raundi i 31-të i Superligës shqiptare të futbollit, me sfidën AF Elbasani 3-0 Partizani në “Elbasan Arena”.

AF Elbasani mori një fitore bindëse ndaj Partizanit, në ndeshjen e fundit të javës dhe ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë.

Në takimet e tjera, Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke fituar 1-0 ndaj Teutës dhe duke ruajtur kreun e tabelës me 59 pikë, si skuadra e parë që siguron matematikisht “Final 4”.

Tirana regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Egnatias, duke mbajtur gjallë objektivat për renditje më të mirë dhe duke shkuar në kuotën e 31 pikëve në vendin e shtatë. Me 31 pikë renditen gjithashtu edhe Vora dhe Bylis, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin me 26 pikë.

Dy ndeshje u mbyllën në barazim me rezultatin 1-1, Flamurtari - Vora dhe Bylis - Dinamo.

Superliga, raundi i 31-të:

Flamurtari 1-1 FK Vora, 11 prill 2026, ora 19:00 stadiumi “Flamurtari”
KF Tirana 3-1 Egnatia, 12 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Selman Stermasi”
Vllaznia 1-0 Teuta, 12 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Bylis 1-1 Dinamo, 13 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muça”
AF Elbasani 3-0 Partizani, 13 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

Renditja: