Pas pauzës së kombëtareve, rikthehet kampionati elitar shqiptar, Superliga, me javën e 30-të që pritet të sjellë emocione të forta si në garën për titull, ashtu edhe në 'luftën' për mbijetesë.
Java hapet të premten me një përballje delikate, ku Flamurtari pret KF Tiranën në Vlorë në orën 19:00. Një sfidë që ka peshë të madhe për objektivat e sezonit pasi të dyja klubet rrezikojnë rrëzimin një kategori më poshtë. KF Tirana me 27 pikë (sa Vora) mban vendin e parafundit, ndërsa Flamurtari me 24 pikë ndodhet në pozitën e fundit.
Të shtunën luhen tre ndeshje interesante. Në orën 17:00, Egnatia përballet me Bylisin në 'Arena Egnatia', ndërsa paralelisht zhvillohet supersfida mes Partizanit dhe Vllaznisë në 'Arenën e Demave'. Ky duel pritet të jetë vendimtar për kreun, me 'Demat' që synojnë të ngushtojnë diferencën, ndërsa shkodranët kërkojnë të ruajnë vendin e parë në renditje.
Mbrëmja e të shtunës mbyllet me një tjetër përballje të fortë, Dinamo sfidon AF Elbasanin në 'Air Albania' në orën 20:00, me të dyja skuadrat që synojnë pikët maksimale.
Java e 30-të mbyllet të dielën me takimin mes Vorës dhe Teuta, që do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin e Vorës..
Pas 29 ndeshjeve të luajtura, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Partizani janë për momentin në 'Final 4', mini-turneun që në fund të sezonit të rregullt të lejon të garosh për titullin kampion. Në fund Vora, KF Tirana dhe Flamurtari.
Superliga, raundi i 30-të:
Flamurtari - KF Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia - Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani - Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo - AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora - Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
Renditja:
Komente











