Superliga e shkarkuar 70 përqind, tre trajnerët e 'mbijetuar' në Shqipëri

Superliga e shkarkuar 70 përqind, tre trajnerët e 'mbijetuar' në Shqipëri

Orges Shehi dhe Giovanni Colella

Superliga shqiptare e futbollit luan sot dy ndeshjet e radhës për javën e 28-të. Në nisjen e fazës së katërt dhe atë finale të sezonit, vetëm tre skuadra nuk kanë ndërruar trajnerët. Në kushtet kur elita e futbollit në Shqipëri ka 10 skuadra, 70 përqind e trajnerëve (7 skuadra) janë larguar nga nisja e sezonit.

Veç tyre, skuadra të caktuara kanë bërë edhe dy ndërrime trajnerësh brenda sezonit (Laçi, Egnatia, Vllaznia). 'Tre Muskutjerët' e mbijetuar janë Orges Shehi i Tiranës, Giovanni Colella i Partizanit dhe Xhevahir Kapllani i Erzenit.

Duket se vetëm tre presidentë kanë qenë të duruar, kjo edhe për shkak të rezultateve të ekipeve të tyre. Partizani dhe Tirana kryesojnë renditjen, teksa Erzeni është vetëm katër pikë pas zonës evropiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë