Java e pestë e superligës Shqiptare të futbollit është çelur me fitoren e Partizanit dhe Skënderbeut, përballë Teutës dhe Kukësit.

Në "Qemal Stafa" të Tiranës, "demat e kuq" kanë fituar lehtësisht përballë Durrësakëve duke shënuar dy gola që në pjesën e parë përmes, Raçiç dhe Fazliut, ndërsa në pjesën e dytë djemtë e Duros administruan mjaft mirë lojën.

Në korçë ndeshja foli ndryshe, Skderbebut iu deshën gati 70 minuta lojë për të gjetur golin dhe konkretisht në minutën e 67' Sefa shfrytëzon mjaft mirë një kros të Prognit duke ndëshkuar veriorët, ndërsa në minutën e 77' do të jetë vetë Progni që do të ndëshkojë ish-skuadrën e tij, duke e çuar rezultatin në 2-0, që do të jetë dhe rezultati përfundimtar i lojës.

Nga ndeshja e futbollit Partizani-Teuta Foto Agim Dobi
Sakaq, nesër luhen dhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Vllaznia-Apolonia, Elbasani-Flamurtari dhe Laçi-Tirana.

Superlga, java e 5-të
PARTIZANI - TEUTA   2-0Golat: Ra?i? 39?, Fazliu 42
Gjyqtarë: R.Sadiku, G.Qirici, E.Ganxhi
SKËNDERBEU - KUKËSI  2-0Golat: Sefa 65?, Progni 77?
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, A.Mahmuti, E.Barushi
20.10.2014 (ora 14:00)Elbasani - Flamurtari
Vllaznia - Apolonia
Laçi - TiranaKlasifikimi: Tirana 10 Pikë, Partizani 10 Pikë, Skënderbeu 10 Pikë, Flamurtaru 7 pikë, Kukësi 7 Pikë, Vllaznia 5 Pikë, Apolonia 4 Pikë, Teuta 4 Pikë, Laçi 3 pikë, Elbasani 0 Pikë