Superliga shqiptare e futbollit është në përgatitje të javës së 23-të. Ky raund do zhvillohet në një ditë dhe në një orar, të shtunën në orën 14:00. Do jenë pesë ndeshje që do luhen të shtunën, teksa spikat Tirana - AF Elbasani, me stadiumin që ende nuk është vendosur.
Veç saj, Dinamo pret Skënderbeun në "Elbasan Arena". Blutë e Ilir Dajës kërkojnë rikthimin te tri pikët pas barazimit 1-1 në derbin kundër Partizanit. Nga ana tjetër "Demat" luajnë në transfertën e Laçit.
Kryesuesit e Egnatias luajnë në shtëpi kundër Bylisit, ndërsa në "Niko Dovana" të Durrësit luhet Teuta - Vllaznia.
Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë, ndjekur nga Partizani, Dinamo dhe Vllaznia. Në fund Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 23:
E shtunë, 01 shkurt 2025
14:00
Dinamo - Skënderbeu
Egnatia - Bylis
Tirana - AF Elbasani
Laçi - Partizani
Teuta - Vllaznia
Renditja: